Deputeti i Partia Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe shmangie të llogaridhënies gjatë debatit parlamentar për procesin e integrimit europian dhe raportin e IBAR-it.
Nga foltorja e Kuvendit, Noka ngriti pyetje të drejtpërdrejta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mungesën e tij në një seancë që opozita e konsideroi me rëndësi të veçantë për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimi Europian.
“Ku e keni pasaportën europiane?”, deklaroi Noka, duke akuzuar qeverinë se po shmang përballjen me kritikat e raportit të fundit mbi procesin e integrimit.
Deputeti demokrat theksoi se mungesa e kryeministrit dhe e kryenegociatores së integrimit në seancë dëmton seriozitetin institucional të debatit parlamentar.
“Ore ku është kryeministri, që nuk vjen në një ditë kaq të rëndësishme. Nuk vjen kryenegociatorja që të raportojë,” u shpreh ai.
Noka u ndal edhe te raporti i IBAR-it, për të cilin tha se nuk ka prekur vetëm qeverinë, por edhe vetë institucionin e Parlamentit.
“Edhe ky parlament është goditur nga ai raport,” deklaroi deputeti i PD-së.
Në përfundim të fjalës së tij, ai i bëri thirrje mazhorancës dhe drejtuesve të Kuvendit që të distancohen nga ajo që e cilësoi si “batak politik”.
“Ju përpiquni të dilni nga ai raport. Përpiquni dhe ju zoti kryetar, që të dilni nga ai batak,” tha Noka.
