Gazetari dhe kandidati politik Aulon Kalaja ka komentuar zhvillimet brenda Partia Demokratike, duke reaguar edhe ndaj deklaratave të ish-deputetit Ervin Salianji.
Gjatë një interviste televizive, Kalaja u ndal te deklarata e Salianjit, i cili kishte aluduar se disa figura politike kishin përfituar poste pas afrimit me drejtimin aktual të PD-së.
“Këtu është thënë që pas kafes ka pasur shpërblime me poste. Unë kam hyrë në garë dhe kam fituar. Një politikan i ri si zoti Salianji nuk ka qenë i saktë në këtë gjykim”, u shpreh Kalaja.
Ai tha se do të kishte preferuar një garë reale për kreun e PD-së, me kandidatë me profil dhe potencial politik përballë Sali Berisha.
“Do të doja që dikush me potencial të kandidonte përballë zotit Berisha. Më mirë të bësh një referendum sesa të fusësh kandidatë të stisur”, deklaroi ai.
Kalaja theksoi se statuti i Partisë Demokratike përcakton qartë kriteret për kandidim dhe se drejtimi i partisë kërkon figura që kanë mbrojtur kauza politike.
Sipas tij, PD duhet të rikthehet më pranë profilit të djathtë politik dhe të funksionojë mbi parimet e demokracisë moderne.
Ai komentoi edhe protestat e opozitës, duke kritikuar kufizimet e vendosura nga policia gjatë tubimeve.
“Opozita nuk mund të mësohet se si duhet të protestojë. Nuk mund të na tregohet se ku duhet të protestojmë apo çfarë mjetesh mund të përdorim”, tha Kalaja.
