Ilir Beqaj kërkon zbutje të masës së sigurisë për dosjen SASPAK: Arrest shtëpie ose garanci pasurore 2 milionë lekë

Data

Ilir Beqaj ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë në kuadër të dosjes SASPAK.

Përmes mbrojtjes së tij ligjore, ish-ministri ka kërkuar alternativisht vendosjen në arrest shtëpie, masën “detyrim paraqitje” ose një garanci pasurore prej 2 milionë lekësh.

Avokatët e Beqajt kanë përdorur si argument edhe vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykata e Lartë mbi standardet e paraburgimit.

Seanca u shty nga gjyqtarja Elsa Ulliri pas kërkesës së prokurores Elida Kaçkini, e cila deklaroi se i nevojitej kohë për përgatitjen e prapësimeve ndaj kërkesës së mbrojtjes.

Seanca e radhës është caktuar më 20 maj në orën 09:30.

Beqaj ndodhet në paraburgim që prej korrikut 2024 për çështjen SASPAK, ku akuzohet për disa vepra penale, mes tyre korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe fshehje pasurie.

Ndërkohë, për dosjen e sterilizimit ai po gjykohet pa masë sigurie.

Dosja SASPAK ndodhet ende në fazën e seancës paraprake dhe gjykata nuk ka vendosur ende nëse çështja do të kalojë për gjykim. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar zhvillimin e gjykimit të shkurtuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related