Mjeku kirurg Nikolla Nunka, i arrestuar pas denoncimit të një 21-vjeçareje për ngacmim seksual, është shtruar në spitalin e Korçë pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, mjeku ka pasur më herët probleme kardiake dhe nuk është ndjerë mirë gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, çka ka bërë që ai të dërgohet me urgjencë për kontroll mjekësor.
Pas ekzaminimeve dhe elektrokardiogramës, mjekët kanë konstatuar probleme me zemrën dhe kardiologu ka vendosur që ai të mbahet i shtruar në spital nën monitorim.
Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar nëse seanca për masën e sigurisë, e planifikuar për ditën e nesërme, do të zhvillohet në ambientet e spitalit.
