Tragjedi në Athinë, dy 17-vjeçare hidhen nga tarraca e pallatit – njëra humb jetën, gjendet letër në çantën e adoleshentes

Data

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Ilioupolit në Athens, ku dy vajza 17-vjeçare janë hedhur nga tarraca e një pallati 6-katësh.

Si pasojë e rënies, njëra prej adoleshenteve humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Asklipieio” në Vula, ku po merr ndihmë intensive mjekësore.

Sipas mediave greke, në tarracën e pallatit policia gjeti çantën e njërës prej vajzave, ku ndodhej edhe një letër me përmbajtje personale, në të cilën ajo kishte shprehur gjendjen e saj emocionale dhe arsyet që, sipas hetuesve, mund ta kenë çuar drejt aktit tragjik.

Burime policore bëjnë me dije se dyshohet se të dyja vajzat janë hedhur së bashku nga tarraca. Dera e saj është gjetur e mbyllur me çelës, çka ka shtuar dyshimet se ato e kanë kyçur vetë para ngjarjes.

Një biznesmen që ndodhej pranë vendit të ngjarjes tregoi momentet dramatike që përjetoi:

“Dëgjova britma dhe më pas një zhurmë shumë të fortë. Telefonova menjëherë ambulancën dhe policinë. Deri sa mbërriti ndihma, qëndrova pranë vajzës që ende merrte frymë dhe përpiqesha t’i flisja.”

Sipas banorëve të pallatit, pak para ngjarjes vajzat kishin kërkuar çelësat e tarracës nga administratorja e godinës, pa ngritur dyshime tek askush.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related