Portali qeveritar e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për katër ditë, duke nisur nga data 15 maj, për shkak të një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar, ku sqarohet se ndërprerja e shërbimeve lidhet me përmirësimin e infrastrukturës teknologjike dhe rritjen e performancës së shërbimeve publike online.
Sipas njoftimit, portali nuk do të jetë i aksesueshëm nga:
15 maj, ora 22:00 – 18 maj, ora 08:00
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë mundësi të përdorin shërbimet elektronike të ofruara nga platforma.
“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve online.
