Irani mban qëndrim të prerë ndaj SHBA-ve: Propozimi ynë me 14 pika nuk ndryshon

Data

Irani nuk ka propozim të ri, reagon i prerë: Plani ynë me 14 pika nuk ndryshon
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se “nuk ka alternativë tjetër” përveç pranimit të të drejtave të popullit iranian, sipas propozimit të Teheranit me 14 pika.

Në një postim në platformën X, Ghalibaf theksoi se plani i paraqitur nga Irani mbetet e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve me Shtetet e Bashkuara.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç pranimit të të drejtave të popullit iranian, siç janë përcaktuar në propozimin me 14 pika”, shkroi ai.

Deklarata i referohet përgjigjes zyrtare që Irani i ka dërguar SHBA-ve, e cila përfshin 14 klauzola dhe lidhet me negociatat mes dy vendeve. Detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e dokumentit nuk janë bërë ende publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related