Përfshihet nga flakët një automjet në oborrin e Dioqezës së Lezhës, dyshohet për shkëndijë elektrike

Data

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, makina ndodhej e parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës dhe kishte rreth një javë pa lëvizur.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda automjetit dhe nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit drejt godinës së ipeshkvisë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i incidentit ka qenë një shkëndijë elektrike në automjet.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related