Monika Kryemadhi ironizon pas seancës në GJKKO: “I vetmi tension ishte kondicioneri që pikonte”

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështjen për disa nga të pandehurit në dosjen ndaj Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Pas përfundimit të seancës, gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, ndërsa çështja e tyre do të kalojë në short për përcaktimin e trupit gjykues.

Ndërkohë, procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit do të vijojë i ndarë nga bashkëpandehurit e tjerë.

Pas daljes nga seanca në GJKKO, Monika Kryemadhi foli shkurt për gazetarët dhe deklaroi me ironi se gjatë procesit nuk pati tensione.

“Nuk kishte tensione, i vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri te salla e re”, u shpreh ajo me batutë.

Seanca e sotme në GJKKO u shoqërua me debate procedurale, diskutime për praninë e kamerave dhe kërkesa të mbrojtjes lidhur me administrimin e provave dhe kushtet në sallën e gjyqit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related