Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Vlorë, ku një automjet është përplasur me një motor në lëvizje.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo dinamikën e plotë të ngjarjes.
