“Duhet organizim më i mirë”, Sali Berisha kritikon organizatorët për pjesëmarrjen në protestën e 8 majit

Data

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar organizatorët e protestës së mbajtur më 8 maj, duke deklaruar se tubimi kishte nevojë për një organizim më të mirë, veçanërisht sa i përket angazhimit të deputetëve demokratë.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u pyet lidhur me pjesëmarrjen në protestë dhe mungesën e familjarëve të deputetëve në tubim.

Ai tha se deputetët kanë qenë të pranishëm, por sipas tij mbetet për t’u diskutuar mënyra se ku duhet të pozicionohen gjatë protestave.

“Deputetët në tërësi kanë qenë të gjithë në protestë. Ku duhet të qëndrojnë? Është çështje e diskutueshme. Për disa ata duhet të qëndrojnë në krye të protestës. Për të tjerë, kërkohet që të qëndrojnë me grupet e qytetarëve nga zonat e tyre”, deklaroi Berisha.

Lideri demokrat pranoi se organizimi mund të ishte bërë më mirë.

“Duhet të organizohemi më mirë. Organizatorët duhet të bëjnë një organizim më të mirë”, tha ai.

Berisha shtoi se protesta ishte paqësore dhe se nuk pati incidente me policinë.

“Nëse ne do t’u bënim thirrje që duhet të ishin në protestë me çdo mjet, policia s’do i përballonte dot ata 5 mijë qytetarë. Por jemi për protestë paqësore. Asnjë polic i dëmtuar nuk kishte”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related