Takimi BE–Ballkani Perëndimor mbahet më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë–Serbi

Data

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimi Evropian dhe homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor do të zhvillojnë më 11 maj një takim të përbashkët, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovë dhe Serbi.

Takimi do të mbledhë 27 ministrat e Jashtëm të BE-së dhe përfaqësuesit diplomatikë të gjashtë vendeve të rajonit. Sipas diplomatëve europianë, diskutimet do të fokusohen te forcimi i bashkëpunimit rajonal, harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së dhe rritja e qëndrueshmërisë ndaj ndikimeve të jashtme.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet procesit të dialogut Kosovë–Serbi, për të cilin zyrtarët europianë kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e progresit dhe ritmit të ngadaltë të negociatave.

“Dialogu ende nuk ka dinamikën që do të dëshironim të shihnim”, citohet të ketë deklaruar një diplomat europian i përfshirë në përgatitjet e takimit.

Në diskutime pritet të përmendet edhe samiti Samiti BE–Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në qershor në Tivat.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, raportohet se është e gatshme të ndërmarrë hapa për rinisjen e dialogut në nivel liderësh, megjithatë situata politike në Kosovë dhe Serbia shihet si pengesë për organizimin e një takimi të ri.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk janë takuar në kuadër të dialogut që prej shtatorit 2023. Në Kosovë, procesi është ndikuar nga zgjedhjet e përsëritura dhe vështirësitë për krijimin e institucioneve, ndërsa në Serbi klima politike është tensionuar nga protestat masive pas tragjedisë së Novi Sadit në fund të vitit 2024.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related