Dhunohet me sende të forta ish-kryetari i PD-së në Dajç të Lezhës, dërgohet me urgjencë te Trauma

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qarkun e Lezhë, ku është dhunuar ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë, Sokol Toma.

Sipas informacioneve paraprake, 53-vjeçari është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe e kanë goditur me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin rrugor Mamurras–Laç, në zonën e Sanxhakut.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, Sokol Toma ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe fillimisht është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar në Spitali i Traumës për trajtim më të specializuar.

Deri tani nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa strukturat e Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e provave në vendngjarje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related