Salianji paralajmëron takim me demokratët në Peshkopi: PD duhet çliruar nga uzurpimi dhe të drejtohet nga një lidership i ri

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka njoftuar zhvillimin e një takimi me mbështetësit demokratë në Peshkopi, ku pritet të diskutojë mbi situatën brenda opozitës dhe nevojën për ndryshim në drejtimin e PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji bëri thirrje për pjesëmarrje në takimin që do të mbahet nesër në orën 18:00 pranë ish-Kinemasë në Peshkopi, duke theksuar se Partia Demokratike duhet të “çlirohet nga uzurpimi” dhe të rikthejë shpresën tek demokratët.

“Nuk ka shërbim më të madh për Ramën sesa të vrasësh nervin opozitar, të mbysësh shpresën dhe ta përdorësh partinë për interesa personale”, u shpreh Salianji.

Ai kritikoi ashpër drejtimin aktual të PD-së dhe përjashtimet brenda partisë, duke deklaruar se demokratët janë lodhur dhe zhgënjyer nga mënyra si është menaxhuar opozita.

Salianji komentoi edhe protestën e opozitës të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke thënë se me një lidership më të besueshëm dhe frymëzues pjesëmarrja qytetare do të kishte qenë shumë më e madhe.

“Me garë demokratët do largonin kambalecin mbështetës të Ramës, me garë do fitoja”, deklaroi ai në reagimin e tij.

Deklaratat e Salianjit vijnë në një moment debatesh të forta brenda Partisë Demokratike për drejtimin dhe të ardhmen e opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related