Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të opozitës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Përmes një mesazhi publik, Berisha ftoi mbështetësit të mblidhen para godinës së Kryeministrisë në orën 19:00.
“Sot, ora 19:00 të gjithë bashkë tek Kryeministria kundër këtij narko-regjimi”, shkroi ai.
Protesta e opozitës zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për manipulim zgjedhor dhe kapje të institucioneve.
Sipas opozitës, zhvillimet e fundit në raportet ndërkombëtare dhe debatet mbi standardet demokratike në vend kanë shtuar arsyet për mobilizim qytetar.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar masa të shtuara sigurie dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit gjatë zhvillimit të tubimit.
