Emërimet e reja në polici, Hajdarmataj: K*imi po ndikon te politika, drejtori i përgjithshëm më i fortë se ministri

Data

Policia e Shtetit përmbylli një cikël të ri ndryshimesh në dhjetor, duke filluar nga drejtori i Përgjithshëm dhe deri tek shefat e komisariateve të vendit, ku një ndër sfidat është dhe përballja me krimin e organizuar nisur që vitet e fundit kemi dhe një rënie të imazhit të policisë.

Niveli i depërtimit të krimit të organizuar në strukturat e Policisë së Shtetit doli në sipërfaqe përmes komunikimeve të aplikacionit Sky ECC.

Lidhur me këtë Arben Hajdarmataj ish-drejtor policie, i ftuar në një intervistë televizive, u shpreh se emërimet e reja në polici nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pozitiv, teksa i ka cilësuar thjesht si show mediatik.

Ai tha se marrëdhënia mes ministrit dhe drejtorit të policisë nuk është korrekte dhe nga të dhënat e deritanishme del se ky i fundit është më i fortë sa i përket emërimeve.

“Të gjitha lëvizjet e bëra kohët e fundit nuk mendoj se japin ndonjë rezultat për parandalimin e aktivitetit kriminal. Nuk ka ndonjë pritshmëri për rezultate më të mira, për performancën e policisë në përgjithësi dhe ne si qytetar të na krijohet një ambient më i qetë dhe sigurtë me mbrojtjen e policisë.

E argumentoj këtë mendim me emërimet e reja ku unë në daljet e mia më parë e kam cilësuar se është një show mediatik duke nisur nga ligji i ri i ndërtuar dhe përfunduar te këto emërime të cilat nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv përveç se kanë dhënë një ndjesi negative brenda strukturës për mënyrën se si janë organizuar konkurset.

Kryesore është korrektësia në punë, kualifikimet që rrisin një punonjës policie. Ne si publik që të rritet besueshmëria dhe se ka një qasje pozitive në radhë të parë duhet të ketë një analizë mbi punën e gjithsecilit.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related