Shabani kërkon masa konkrete për integrimin në BE: Më shumë fonde për burgjet dhe raportim të detyrueshëm të institucioneve

Data

Avokati i Popullit, ka ngritur shqetësime lidhur me çështje që sipas tij mbeten ende problematike në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë një deklarate publike, Shabani u ndal te aksesi në sistemin gjyqësor, problematikat me diskriminimin dhe zbatimin e legjislacionit në praktikë.

“Një ligj që nuk zbatohet, nuk është më ligj — është dokument”, u shpreh ai, duke theksuar se sfida kryesore mbetet zbatimi real i standardeve dhe jo vetëm miratimi formal i ligjeve.

Ai u ndal edhe te çështja e pronës, duke deklaruar se e drejta e pronës duhet të jetë baza e zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Në kuadër të procesit të integrimit europian, Shabani paraqiti tre propozime konkrete.

Së pari, ai kërkoi që Kuvendi të shqyrtojë një rritje të dedikuar të buxhetit për sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve në fazën para-IBAR.

Së dyti, ai kërkoi që roli mbikëqyrës i Kuvendit në negociatat me BE-në të shoqërohet me dëgjime të rregullta dhe të strukturuara të institucioneve të pavarura para çdo raporti apo vlerësimi të rëndësishëm europian.

Propozimi i tretë lidhet me vendosjen e një detyrimi ligjor për institucionet publike, që të raportojnë brenda afateve konkrete mbi zbatimin e rekomandimeve të institucioneve të pavarura.

“I shohim problemet me synim t’i zgjidhim, jo t’i përdorim dhe jo t’i fshehim”, deklaroi Shabani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related