Partia Demokratike/ Teliti: Pensionistët janë shtresa më e nëpërkëmbur, qeveria i ka braktisur prej 13 vitesh

Data

Koordinatori i programit ekonomik në Partia Demokratike, Dorian Teliti, ka akuzuar qeverinë për mungesë të politikave sociale dhe braktisje të pensionistëve gjatë 13 viteve të fundit.

Gjatë një tryeze të organizuar nga Departamenti i Ekonomisë në PD, Teliti deklaroi se pensionistët shqiptarë po përballen çdo ditë me rritje të kostos së jetesës, çmime të larta të ilaçeve dhe mungesë dinjiteti ekonomik.

Sipas tij, pensionistët janë “shtresa më e nëpërkëmbur” e shoqërisë shqiptare, ndonëse kanë kontribuar për dekada në ndërtimin e vendit dhe ekonomisë.

“Tema e sotme, pensionistët të nëpërkëmbur, nuk është metaforë, por realiteti i hidhur që jetojnë mijëra familje shqiptare”, u shpreh Teliti.

Ai tha se mbi 730 mijë pensionistë në Shqipëri përballen me vështirësi serioze për të mbuluar nevojat bazë, si ushqimi, ilaçet, energjia elektrike dhe uji.

Teliti kritikoi qeverinë për mungesë vullneti politik për të mbështetur pensionistët dhe deklaroi se gjatë periudhës 2005–2013, sipas tij, pensionistët ishin rikthyer në qendër të vëmendjes së politikave sociale.

“Pensionisti shqiptar sot zgjohet dhe bie për të fjetur me të vetmen dilemë: si të mbijetojë”, tha ai.

Sipas përfaqësuesit të PD-së, pensionistët duhet të kenë kushte më dinjitoze jetese dhe mbështetje reale sociale, në vend të “propagandës dhe neglizhencës institucionale”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related