Debat në Kuvend mes deputetëve të Partia Demokratike dhe Niko Peleshi për praninë e Gardës në sallë: Albana Vokshi pretendon se u pengua të shkonte te sekretaria

Data

Një debat procedural është zhvilluar në Kuvend mes deputetëve të Partia Demokratike dhe drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, lidhur me praninë e Gardës së Republikës brenda sallës plenare.

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se ishte penguar nga një efektiv i Gardës për të aksesuar sekretarinë e Kuvendit, e pozicionuar në pjesën e sipërme të sallës.

“Aty keni vënë një punonjës të Gardës, kjo është skandaloze. Në asnjë parlament të botës nuk ka punonjës të Gardës brenda në sallë. Nga kush ruheni ju?”, u shpreh Vokshi gjatë debatit.

Ajo akuzoi mazhorancën se po e trajton opozitën si armike dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të gardistit nga salla plenare.

Në mbështetje të saj ndërhynë edhe deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri, të cilët i kërkuan Peleshit të urdhëronte Gardën të dilte jashtë sallës.

Nga ana tjetër, Peleshi mbrojti praninë e efektivëve të Gardës, duke deklaruar se kjo është një praktikë e hershme dhe se nuk është kompetencë e tij të urdhërojë largimin e tyre.

“Pse u kujtuat sot pas 36 vitesh të merreni me Gardën? Më parë kanë qenë dy gardistë aty përpara, tani nuk ka më”, tha ai.

Debati shkaktoi tensione të përkohshme në sallë, ndërsa seanca vijoi më pas normalisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related