Dosja “Toyota Yaris” rikthen furtunën në drejtësi, dënohet avokatja e njohur

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg avokaten Erida Lazimi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas vendimit të gjykatës, Lazimi ka përfituar uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 8 muaj burg.

Megjithatë, GJKKO ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe zëvendësimin e tij me 16 muaj shërbim prove.

Emri i avokates Lazimi është përmendur edhe në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, një çështje që lidhet me hetime për trafik ndërkombëtar droge dhe ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë.

Sipas organit të akuzës, Astrit Vladi dhe Erida Lazimi akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari.

Vendimi i GJKKO-së vjen në një kohë kur dosja “Toyota Yaris” vijon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara të drejtësisë shqiptare, për shkak të implikimeve të saj në nivele të ndryshme të sistemit institucional dhe hetimeve për krim të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related