Sali Berisha thirrje për protestën e 8 majit: “Çdo shqiptar të vijë në Tiranë, kundërshtari nuk do ta mësojë online skenarin tonë”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër thirrje publike për pjesëmarrje në protestën e opozitës që do të zhvillohet më 8 maj në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha refuzoi të japë detaje mbi mënyrën se si do të organizohet protesta, duke theksuar se “kundërshtari nuk do ta mësojë online skenarin”.

Ai u ndal edhe te çmimi i karburanteve, duke krahasuar Shqipërinë me Gjermaninë.

“Nëse gjermani punon më pak se një orë për një litër naftë, shqiptari punon një ditë të tërë. Në buxhetin familjar shqiptarit i kushton nafta shtatë herë më shumë”, deklaroi ai.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestë, të cilën e cilësoi si reagim ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

“Thirrja ime është që nesër çdo shqiptar të paraqitet në protestë, për të dëshmuar se farsa elektorale nuk mbyllet kurrë”, u shpreh kreu demokrat.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se shmang përballjen në Kuvend dhe se, sipas tij, “ka frikë nga Parlamenti”.

Në fund të deklaratës, Berisha e quajti protestën “zërin e shqiptarëve” dhe “kryengritje qytetare” kundër qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related