Tritan Shehu akuza të forta ndaj Edi Rama në Kuvend: “Duhet të vijë të japë llogari për deklaratat e Aleksandar Vučić”

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka akuzuar qeverinë shqiptare në Kuvend për mungesë transparence dhe për komunikim me Serbinë në çështje që lidhen me Kosovën dhe zhvillimet rajonale.

Gjatë seancës plenare, Shehu deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të paraqitet në Kuvend dhe të japë shpjegime lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vučić dhe raportet mes tyre.

Sipas deputetit demokrat, opozita kishte kërkuar që Rama të paraqitej në Komisionin e Jashtëm për të diskutuar mbi artikullin dhe komunikimet me Vuçiçin, por në vend të tij ishte dërguar ministri i Jashtëm.

“Kemi ftuar kryeministrin të vijë në Komisionin e Jashtëm për të folur për artikullin Rama-Vuçiç, por ai dërgoi ministrin e Jashtëm. Marrëdhëniet Rama-Vuçiç kanë karakter personal”, deklaroi Shehu.

Ai iu referua gjithashtu një deklarate të fundit të Vuçiçit lidhur me aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku presidenti serb pretendoi se Serbia ishte informuar nga Tirana për zhvillimet në fjalë.

“Vuçiç tha se janë informuar nga Tirana. Kemi diferencë të madhe mes Prishtinës dhe Tiranës. Nga Tirana ka lajmërim direkt. A nuk duhet të vijë kryeministri shqiptar të japë llogari për këtë?”, u shpreh Shehu.

Debati në Kuvend u zhvillua mes tensioneve politike për marrëdhëniet rajonale dhe rolin e Shqipërisë në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related