Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, Petrit Malaj: Përshpejtohen pagesat, do të shlyhen 6000 dosje brenda 5 viteve

Data

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në skemën e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, me synimin për të përshpejtuar procesin e pagesave dhe për të ulur kohën e pritjes për përfituesit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ndryshimet në VKM nr. 419 parashikojnë heqjen e skemës së pagesës me 8 këste të barabarta për një pjesë të përfituesve.

Sipas tij, për të gjitha detyrimet me vlerë deri në 1 milion lekë, pagesa do të kryhet menjëherë me këstin e radhës.

Ministri theksoi se ndryshimet synojnë edhe përshpejtimin e procedurave administrative. Aktualisht, kalimi nga një këst në tjetrin zgjat nga 3.5 deri në 4 vite, ndërsa me skemën e re koha pritet të reduktohet në 2 deri në 2.5 vite.

“Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, parashikojmë që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyerjen e plotë të 6000 dosjeve nga 10360 që janë në total,” deklaroi Malaj.

Ai shtoi se për vitin 2026 fondi për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë do të rritet në 1.5 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, ndryshimet synojnë jo vetëm rritjen e efikasitetit të pagesave, por edhe përmbushjen e një detyrimi moral ndaj kësaj shtrese dhe familjarëve të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related