Një kabinë metalike është përfshirë nga flakët paraditen e sotme pranë stadiumit në lagjen nr.18 të Durrës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në ambientin e kabinës.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet emergjente ndërhynë në kohë, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Nga informacionet paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po verifikojnë shkaqet e ngjarjes.
