GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 të pandehur në dosjen “Revanshi”, mes tyre Aldo Avdyli dhe Durim Bami

Data

GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për gjashtë të pandehur në një prej fraksioneve të dosjes “Revanshi”.

Mes personave që do të përfitojnë nga kjo procedurë janë Aldo Avdyli, Durim Bami, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë së Lezhës Altin Morina dhe ish-shefi i stërvitjes në RENEA, Jozi Kraja.

Gjykimi i shkurtuar iu refuzua vetëm Marklen Hakës, për shkak të akuzës për “vrasje e mbetur në tentativë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ndaj Durim Bamit. Për të, çështja është veçuar dhe do të vijojë me procedurë të zakonshme.

Ndërkohë, prokurori i SPAK, Alfred Shehu, kërkoi kohë për paraqitjen e pretencës për të pandehurit që përfituan gjykimin e shkurtuar. Seanca e radhës është caktuar për datën 20 maj.

Dosja “Revanshi” doli nga zbërthimi i komunikimeve në platformën SKY ECC, ku sipas hetimeve u zbuluan grupe kriminale të përfshira në veprimtari si kultivimi i narkotikëve, atentate dhe bashkëpunim me struktura policore.

Hetimi përfshin rreth 50 urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK, ndërsa proceset gjyqësore janë ndarë në disa fraksione.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related