Alesia Balliu i kundërpërgjigjet Alfred Lela: “Më jep një provë! PD nuk është prona e Sali Berisha”

Data

Pas deklaratave të Alfred Lela, i cili sugjeroi se kandidatura e saj nuk u pranua për shkak të një angazhimi të pretenduar me një forcë tjetër politike, ka reaguar ashpër Alesia Balliu.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu mohoi kategorikisht këto akuza dhe sfidoi publikisht Lelën të paraqesë prova konkrete. “Më jep një provë apo dëshmi ku unë kam firmosur apo kam ikur në parti tjetër,” shkruan ajo.

Balliu thekson se askush nuk mund t’i mohojë kontributin në Partinë Demokratike, duke shtuar se nuk do të lejojë që sakrificat e demokratëve të zhvlerësohen.

Ajo shkon më tej në reagimin e saj duke kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet partia, duke theksuar se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk mund të konsiderohet pronë personale e Sali Berisha.

“PD është e demokratëve dhe e shqiptarëve dhe nuk kam për ta lënë në asnjë moment që ajo të trajtohet si pronë,” u shpreh Balliu, duke paralajmëruar se do të vijojë të përballet me këdo që, sipas saj, cenon këtë parim.

Ky reagim vjen në një moment tensioni të lartë brenda Partisë Demokratike, pas përjashtimit të disa kandidatëve nga gara për kreun e partisë, çka ka nxitur akuza për mungesë gare dhe demokracie të brendshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related