Incident i rëndë në aeroportin e Araxos Airport, shemben shkallët e avionit Boeing 737-8 të TUI, disa persona mbeten të plagosur gjatë hipjes

Data

Një incident i pazakontë dhe shqetësues ka ndodhur në Araxos Airport, në Greqi, ku disa persona mbetën të lënduar gjatë hipjes në një avion pas shembjes së shkallëve.

Ngjarja ndodhi gjatë procesit të imbarkimit në një avion të kompanisë TUI, model Boeing 737-8. Sipas raportimeve, shkalla ku po ngjiteshin pasagjerët u shemb papritur, duke shkaktuar rrëzimin e disa personave.

Në mesin e të pranishmëve kishte edhe gazetarë dhe fotoreporterë, ndërsa të paktën tre persona pësuan lëndime në kokë. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshimet paraprake lidhen me papërshtatshmërinë e pajisjeve për ngarkesën që po përballonin, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë dhe organizimin e procesit në aeroport.

Autoritetet pritet të kryejnë hetime për të zbardhur plotësisht shkaqet e incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related