Gjyqi në Hagë ndaj Hashim Thaçi dhe liderëve të tjerë të UÇK-së hyn në fazë vendimtare, zbardhen datat e seancave dhe afatet për vendimin

Data

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe ish-liderëve të tjerë të UÇK-së po hyn në një fazë vendimtare në Hagë, ku janë caktuar datat e radhës për zhvillimin e seancave.

Sipas njoftimit zyrtar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, seancat do të mbahen nga 11 deri më 15 maj dhe lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Në këtë proces janë të përfshirë edhe figura të tjera të rëndësishme të ish-UÇK-së, si Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, bëri të ditur se aktualisht trupi gjykues ndodhet në fazën e kuvendimeve, një etapë kyçe para shpalljes së vendimit përfundimtar.

Sipas rregullores, gjykata ka një afat prej 90 ditësh për të nxjerrë aktgjykimin, megjithatë ky afat mund të zgjatet në varësi të kompleksitetit të çështjes dhe rrethanave konkrete.

Ky proces konsiderohet ndër më të rëndësishmit për drejtësinë ndërkombëtare që lidhet me luftën në Kosovë, ndërsa vendimi pritet të ketë ndikim të gjerë politik dhe juridik në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related