Jamarbër Malltezi pas seancës në GJKKO: “Taulant Balla gënjeu 11 herë, procesi është politik”

Data

Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër pas seancës së zhvilluar në GJKKO, duke akuzuar Taulant Balla për dëshmi të rreme dhe duke e cilësuar të gjithë procesin si të motivuar politikisht.

Malltezi deklaroi se gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, Balla ka bërë “11 gënjeshtra”, duke pretenduar se shumë nga akuzat janë mbështetur në burime mediatike dhe jo në prova konkrete.

Sipas tij, ndër pretendimet e pavërteta janë deklaratat se ai ka përfituar përqindje nga pronarët apo aksione në projekte ndërtimi, për të cilat, sipas Malltezit, nuk është paraqitur asnjë dokument.

“Balla gënjeu nga fillimi në fund. Edhe kallëzimi i tij në SPAK është i mbushur me të pavërteta,” u shpreh ai.

Ai paralajmëroi se do të përsërisë kallëzimin penal ndaj Taulant Balla dhe Edi Rama, duke i akuzuar për “denoncim të rremë” dhe shkelje të ligjit.

Malltezi shkoi më tej duke e cilësuar procesin si “të stisur dhe politik”, ndërsa pretendoi se institucionet janë përdorur në mënyrë të padrejtë kundër tij dhe familjes së Sali Berisha.

Ai ngriti gjithashtu akuza për përdorim të paligjshëm të të dhënave personale dhe për ndikim politik në hetime, duke theksuar se deklaratat e tij bazohen në fakte dhe jo në pretendime.

Seanca e radhës në GJKKO pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe kundërshtimeve nga palët, ndërsa dosja “Partizani” mbetet një nga çështjet më të debatueshme në skenën politike dhe juridike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related