Taulant Balla në GJKKO: “Nuk e kam pyetur Edi Rama për kallëzimin në SPAK”

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në GJKKO se nuk ka informuar dhe as kërkuar leje nga Edi Rama për kallëzimin e bërë në SPAK lidhur me dosjen “Partizani”.

Gjatë seancës, ai iu përgjigj pyetjeve të avokatit Genc Gjokutaj, i cili kërkoi të dinte nëse kryeministri ishte vënë në dijeni përpara depozitimit të kallëzimit.

“Jo fare, nuk e kam vënë,” u shpreh Balla, duke theksuar se për asnjë kallëzim nuk ka marrë ndonjëherë leje nga kryetari i partisë.

Ai shtoi se ka vepruar në mënyrë të pavarur, fillimisht duke ngritur çështjen në Parlament dhe më pas duke iu drejtuar drejtësisë si qytetar.

Në vijim, avokati ngriti dyshime për një kontradiktë mes dëshmisë së Ballës dhe veprimeve të mundshme të mëhershme nga ana e Ramës, duke përmendur pretendime për vendimmarrje lidhur me pronën në fjalë.

Megjithatë, Balla u shpreh se nuk kishte dijeni për ndonjë veprim të tillë dhe ritheksoi qëndrimin e tij se kallëzimi është bërë pa asnjë koordinim politik.

Seanca në GJKKO vijon të shoqërohet me debate mes palëve, ndërsa dosja “Partizani” mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në skenën politike dhe juridike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related