Një incident është regjistruar paraditen e sotme në Selenicë, ku një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik gjatë lëvizjes së mjetit. Sipas informacioneve paraprake, makina ka marrë flakë në ecje, duke u përfshirë shumë shpejt nga zjarri.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Selenicë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, automjeti është djegur totalisht.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e këtij incidenti.
