Analisti Afrim Krasniqi ka ironizuar projektin hekurudhor Tiranë–Durrës, duke e cilësuar atë si një premtim të pambajtur që ekziston vetëm në letër.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me modernizimin e kësaj linje hekurudhore, duke theksuar se, ndonëse projekti u prezantua si i përfunduar që në vitin 2024, realiteti në terren është ndryshe.
Krasniqi rikujton se projekti u promovua si një investim i rëndësishëm me mbështetjen e Bashkimi Evropian, ndërsa sot, sipas tij, mungesa e rezultateve konkrete bie në kontrast me premtimet dhe deklaratat zyrtare.
Me tone ironike, ai shkruan se qytetarët “zyrtarisht kanë dy vite që udhëtojnë me tren modern”, por “thjesht nuk e kanë parë apo ndjerë këtë realitet”, duke nënvizuar hendekun mes propagandës dhe zbatimit.
Në reagimin e tij përmendet edhe një foto nga viti 2022, ku Rama shfaqet së bashku me ish-ministren Belinda Balluku dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjatë promovimit të projektit.
Kritika e Krasniqit vjen në një moment kur projektet infrastrukturore dhe realizimi i tyre vazhdojnë të jenë në qendër të debatit publik në vend.
