Adriano Mhillaj në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci, i skeduar më herët për kanosje me armë në Shkodër

Data

Adriano Mhillaj, 22 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të çiftit Mujeci në Balldren, rezulton të ketë qenë i skeduar më herët nga policia për ngjarje të rënda kriminale.

Sipas të dhënave, ai kërkohej që prej 16 janarit 2026 nga Policia e Shkodër për veprat penale “kanosje me armë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Ngjarja kishte ndodhur në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vinotekës”, ku pas një konflikti, Mhillaj dyshohet se kishte kërcënuar me armë shtetasin Eduard Kësalla.

Pas përplasjes, Kësalla kishte qëlluar me armë zjarri dhe më pas ishte shpallur në kërkim për “vrasje në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua tri javë më parë në zonën e Freskut, në Tiranë, gjatë një operacioni policor.

Ndërkohë, Mhillaj kishte arritur t’i shpëtonte arrestimit dhe nuk ishte lokalizuar deri në momentin kur u përfshi si i dyshuar kryesor në atentatin e fundit.

Hetimet paraprake tregojnë se automjeti tip Audi A4 i përdorur në vrasjen e çiftit Mujeci dyshohet të jetë i njëjti mjet i përdorur edhe në incidentin e janarit në Shkodër, duke forcuar lidhjen mes dy ngjarjeve.

Të dy personat, si Mhillaj ashtu edhe Kësalla, janë banorë të fshatit Grudë e Re, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e 22-vjeçarit, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related