Benet Beci dhe 6 vartës në gjyq më 4 maj në GJKKO për shkelje të barazisë në tendera

Data

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, do të dalë më 4 maj për herë të parë para GJKKO si i pandehur, në një proces gjyqësor që lidhet me akuzën për shkelje të barazisë në tendera.

Seanca do të zhvillohet nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Besmir Stërka, të cilët do të çelin gjykimin në themel ndaj Becit dhe gjashtë vartësve të tij.

Sipas hetimeve të SPAK, të pandehurit dyshohet se kanë favorizuar një kompani në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt zhvillimin strategjik të sektorit energjetik.

Prokuroria pretendon se, në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike, është paracaktuar fituesi dhe janë krijuar avantazhe të padrejta për shoqërinë “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Ndërkohë, pesë nga të pandehurit, përfshirë edhe Becin, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, një procedurë që në rast shpalljeje fajtor mund të sjellë ulje të dënimit me një të tretën.

Hetimi për këtë çështje nisi pas analizimit të provave të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e Evis Berberi, i cili gjithashtu përballet me akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related