“Po më trajtojnë si të dënuar”/ Ilir Meta reagon nga paraburgimi pas seancës në GJKKO

Data

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi pas daljes në gjyq, duke kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohet procesi ndaj tij.

Në një telefonatë për një emision televiziv, Meta u shpreh se vendosja e tij në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore është e papranueshme dhe bie ndesh me standardet demokratike.

“Kjo është përmbysje e praktikave demokratike. Nuk mund të rri në kafaz qelqi,” u shpreh ai.

Meta theksoi se Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut duhet të prevalojë mbi çdo praktikë tjetër, duke shtuar se edhe pas një viti nga arrestimi, nuk i është vënë në dispozicion vendimi i zbardhur.

Ai ngriti shqetësime edhe për kufizimet që, sipas tij, i janë vendosur në paraburgim, duke përmendur se kërkesat e avokatëve nuk po pranohen nga autoritetet përkatëse.

Gjithashtu, Meta iu referua rasteve ndërkombëtare për të argumentuar se edhe persona të dënuar kanë pasur mundësi komunikimi publik, ndërsa sipas tij, kjo e drejtë i garantohet nga Kushtetuta.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur procesi gjyqësor ndaj tij është shoqëruar me debate të forta mbi transparencën dhe standardet e trajtimit të të pandehurve në sallën e gjyqit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related