“Regjimi po godet kundërshtarët”/ Belind Këlliçi reagon për izolimin e Ilir Meta: “Pamjet flasin vetë”

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj Ilir Meta, duke e cilësuar trajtimin e tij si të papranueshëm dhe politikisht të motivuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi deklaroi se pamjet nga salla e gjyqit tregojnë mënyrën se si, sipas tij, trajtohen kundërshtarët politikë në vend.

“Publiku pa sot se si trajtohet një kundërshtar i regjimit, një kundërshtar që di shumë për Edi Rama,” shkruan ai.

Sipas deputetit demokrat, Meta është mbajtur në kushte izolimi dhe pa mundësi komunikimi normal gjatë procesit gjyqësor, duke e cilësuar këtë si shkelje të të drejtave bazë.

Ai shton se, edhe pse drejtësia duhet të veprojë dhe çdo person të jetë i barabartë para ligjit, kjo nuk duhet të shoqërohet me trajtime që cenojnë dinjitetin njerëzor.

Këlliçi akuzon gjithashtu se mbi procedurat ligjore, sipas tij, qëndron ndikimi politik, duke aluduar për rol të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në trajtimin e çështjes.

Në përfundim, ai thekson se situata është një sinjal shqetësues për standardet demokratike dhe për mënyrën se si funksionon sistemi i drejtësisë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related