Ka nisur këtë të hënë seanca e parë e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, në ambientet e GJKKO.
Seanca pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00, ndërsa në gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësues të Partia e Lirisë për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor.
Sipas raportimeve, Meta është shfaqur në sallën e gjyqit, duke përshëndetur të pranishmit përmes xhamit me dy gishta lart, simbol i njohur politik, dhe më pas ka bërë me duar simbolin e shqiponjës, duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.
Procesi ndaj tij vjen në një moment me interes të lartë publik, ndërsa pritet që gjatë seancave të ardhshme të shqyrtohen provat dhe akuzat e ngritura nga organet e drejtësisë.
