Partia Demokratike e Shqipërisë në Mallakastër/ Rikonfirmohet Resmi Shanaj në krye të degës

Data

Zgjedhjet për drejtimin e degës së Partia Demokratike e ShqipërisëMallakastër janë zhvilluar ditën e djeshme, duke rikonfirmuar në detyrë Resmi Shanaj.

Sipas rezultateve zyrtare, Shanaj ka marrë 133 vota të vlefshme, duke siguruar një fitore të qartë përballë kandidatit tjetër, Taulant Aliaj, i cili ka arritur të marrë 74 vota.

Procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, megjithëse është vënë re një pjesëmarrje e ulët e anëtarësisë në votim.

Rikonfirmimi i Shanajt në krye të degës së PD-së në Mallakastër shihet si vazhdimësi e drejtimit aktual lokal të partisë, ndërsa pritet që strukturat të fokusohen në organizimin dhe forcimin e mëtejshëm të bazës në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related