Real Madrid duket se ka identifikuar njeriun që dëshiron si trajner të përkohshëm nëse vendosin të ndahen me Carlo Ancelottin.
Sipas mediave të huaja Los Blancos duan Santiago Solari nëse shkarkojnë Ancelotti-n.
Real Madridi po kalon një sezon mjaft të vështirë pas triumfeve të sezonit të kaluar. Ata fituan La Liga-n dhe Champions League, por këtë sezon kanë pasur vështirësi.
Nëse gjërat nuk përmirësohen së shpejti, periudha e dytë e Carlo Ancelottit në Santiago Bernabeu mund të ketë një fund të parakohshëm.
Klubi madrilen duket se tashmë ka gjetur zëvendësuesin e përkohshëm të italianit dhe ai është Santiago Solari.
