Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Iran mund të kontaktojë Shtetet e Bashkuara nëse dëshiron të negociojë përfundimin e luftës mes dy vendeve.
Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump u shpreh se kanalet e komunikimit janë të hapura dhe se Teherani mund të afrohet në çdo moment për bisedime.
“Nëse duan të flasin, mund të vijnë tek ne ose të na telefonojnë… kemi linja të mira dhe të sigurta,” tha ai, duke shtuar se beson që konflikti mund të përfundojë “shumë shpejt” dhe me një rezultat në favor të SHBA-së.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se disa nga përfaqësuesit iranianë janë “të arsyeshëm”, ndërsa të tjerë jo, duke shprehur shpresën që Irani të tregojë “zgjuarsi” në vijim.
Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi aleatët e NATO, duke pretenduar se ata nuk kanë qenë në krah të SHBA-së për çështjen iraniane. Ai përmendi edhe United Kingdom, duke shprehur pakënaqësi për qëndrimin e saj lidhur me përfshirjen në konflikt.
Në fund, Trump përsëriti se një nga kërkesat kryesore të SHBA-së në negociata do të jetë marrja nën kontroll e rezervave të uraniumit të Iranit, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.
