Atentati në Balldren – Çifti Kreshnik Muçaj dhe Gentjana Muçaj u qëlluan me mbi 30 plumba në lëvizje, mbërrijnë specialistët e krimeve nga Tirana

Data

Detaje tronditëse kanë dalë nga atentati i rëndë i ndodhur në Balldren, ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik Muçaj (39 vjeç) dhe Gentjana Muçaj (32 vjeçe).

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Audi Q7” me të cilin udhëtonte çifti është qëlluar me mbi 30 plumba, ndërsa ishte në lëvizje, duke i lënë viktimat pa jetë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, në Lezhë kanë mbërritur me urgjencë specialistë të sektorit të Krimeve të Rënda nga Tirana, të cilët po punojnë së bashku me grupin hetimor lokal për zbardhjen e plotë të atentatit.

Sipas informacioneve, çifti kishte katër fëmijë dhe po kthehej drejt banesës së tyre pasi kishte dalë nga një lokal në aksin Lezhë–Shkodër.

Kreu i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka konfirmuar se mjeti është goditur me breshëri plumbash gjatë lëvizjes, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të mirëorganizuar.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar në zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve, ndërsa po verifikohet edhe e shkuara e viktimës, e cila rezulton e përfshirë më herët në një çështje penale për vrasje, nga e cila ishte shpallur i pafajshëm.

Deri në këto momente, autorët e atentatit mbeten të paidentifikuar, ndërsa policia vijon kontrollet dhe mbledhjen e provave në terren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related