Atentati në Balldren – Policia: Kreshnik Muçaj po udhëtonte me bashkëshorten kur u qëlluan në lëvizje

Data

Policia ka dhënë detaje zyrtare mbi atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren, ku humbën jetën dy persona.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Balldren–Torrovicë, një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes.

Në mjet ndodheshin drejtuesi, Kreshnik Muçaj, 39 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related