“I tronditur nga tentativa e vrasjes së presidentit” – Benjamin Netanyahu reagon pas të shtënave ndaj Donald Trump në Uashington

Data

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas incidentit me të shtëna me armë zjarri gjatë një eventi në Washington DC, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në një postim në rrjetin social X, Netanyahu u shpreh i tronditur nga ngjarja, duke e cilësuar atë si një tentativë të rëndë ndaj jetës së presidentit amerikan.

“Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa e vrasjes së Presidentit Trump. Jemi të lehtësuar që ai dhe Zonja e Parë janë të sigurt,” shkroi ai.

Kreu i qeverisë izraelite falënderoi gjithashtu Shërbimi Sekret i SHBA për reagimin e shpejtë dhe profesional, duke theksuar rolin vendimtar të tyre në neutralizimin e rrezikut.

Ai shprehu gjithashtu mbështetje për oficerin e plagosur gjatë ndërhyrjes, duke i uruar shërim të shpejtë.

Ngjarja ndodhi gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku një person i armatosur tentoi të depërtonte në zonën e sigurisë, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, u evakuuan menjëherë nga agjentët e sigurisë, ndërsa forcat e rendit arrestuan autorin.

Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related