Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara protestuesve, ka komentuar deklarata e kryeministrit Edi Rama
“Sot kryehajduti i kombit i të gjitha kohërave, zgjodhi me një cinizëm ekstrem tu flasë shqiptarëve përsëri për labaroskopinë e tij. Të flasë sikur të ishte nën efektin e drogave, jashtë çdo realiteti:, tha Berisha.
Deklarata e plotë:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, mirënjohjen time më të pakufishme për ju, qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.
Për oratoret e oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, që përcjellin të vërtetat në të katër anët e vendit.
