U paraqit i armatosur në eventin ku ndodhej Donald Trump, çfarë dihet për 31-vjeçarin që veproi si “ujk i vetmuar”

Data

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi autorin e dyshuar të sulmit me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një event i mbajtur në hotelin Washington Hilton, ku ishin të pranishëm rreth 2,500 persona, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas autoriteteve amerikane, i dyshuari është identifikuar si Cole Thomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance California. Ai nuk rezulton me precedentë penalë dhe nuk kishte qenë më parë në vëmendjen e organeve të rendit.

Policia bëri të ditur se i dyshuari ishte i armatosur rëndë:

  • një pushkë gjahu
  • një pistoletë
  • disa thika

Ai tentoi të depërtonte me forcë në një pikë kontrolli sigurie dhe më pas shkëmbeu të shtëna me një agjent të United States Secret Service. Agjenti u godit, por shpëtoi falë jelekut antiplumb.

Pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave të sigurisë, i dyshuari u neutralizua dhe u arrestua në vendngjarje. Aktualisht ai ndodhet nën kujdes mjekësor dhe nën mbikëqyrje policore.

Autoritetet besojnë se ai ka vepruar i vetëm, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Vetë Trump deklaroi se mund të ketë qenë objektivi i sulmuesit dhe e përshkroi atë si një “ujk të vetmuar”.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në evente të nivelit të lartë në SHBA, ndërsa hetimet vijojnë për të kuptuar plotësisht rrethanat dhe qëllimin e sulmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related