Zbardhen detaje të reja nga sulmi në eventin ku ndodhej Donald Trump, identifikohet autori 31-vjeçar, ishte i armatosur me disa armë

Data

Detaje të reja janë zbardhur mbi incidentin me armë që ndodhi gjatë një eventi të rëndësishëm në Washington DC, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas mediave amerikane, autori i dyshuar është identifikuar si 31-vjeçari Cole Thomas Allen, i cili është parë duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej eventi, përpara se të neutralizohej nga forcat e sigurisë.

Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari ndodhet aktualisht në një spital lokal, nën mbikëqyrjen e policisë, ku po merr trajtim mjekësor.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza shumë shpejt.

Ndërkohë, shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, Jeffery W. Carroll, konfirmoi se i dyshuari ishte i armatosur rëndë:

  • një pushkë gjahu
  • një pistoletë
  • disa thika

Gjatë ndërhyrjes së United States Secret Service, një agjent mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa autoritetet po analizojnë nëse bëhet fjalë për një akt të izoluar apo për një kërcënim më të gjerë ndaj sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related