Aksident tragjik në aksin Elbasan–Cërrik, përplasen dy automjete në Mjekës: humb jetën një drejtues mjeti

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në aksin Elbasan–Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës, pranë një servisi automjetesh.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Volkswagen Caddy”. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Drejtuesi i mjetit “Benz” ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related