Vendimi për vrasësit e Liridona Ademajt, familja me letër prekëse: Drejtësia u vendos, fëmijët do të kenë përgjigje për tragjedinë e nënës së tyre

Data

Familja e së ndjerës Liridona Ademaj ka reaguar përmes një letre publike pas vendimit të Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila dënoi me burgim të përjetshëm autorët kryesorë të krimit, Naim Murseli dhe Granit Plava, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vite burg.

Në letrën drejtuar një studioje televizive, familjarët shprehen se vendimi i gjykatës ka sjellë një ndjesi lehtësimi, pasi sipas tyre, drejtësia nuk mbeti vetëm në ndërgjegjen publike, por u konkretizua me një dënim maksimal sipas ligjit.

Ata theksojnë se, megjithëse asgjë nuk mund ta kthejë Liridonën pranë tyre, vendimi shërben si një konfirmim i së vërtetës dhe një mbështetje morale për dy fëmijët e saj të mitur.

“Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen për vendosjen e drejtësisë lidhur me nënën e tyre, pasi dikush i ndërgjegjshëm dhe profesional ka vendosur denjësisht ndaj kryesit të vrasjes së saj”, thuhet ndër të tjera në letër.

Familja Ademaj bën me dije gjithashtu se do të ndërmarrë hapa ligjorë për të kërkuar kujdestarinë e dy djemve të mitur, duke iu drejtuar autoriteteve suedeze përkatëse, me synimin që ata të rriten pranë familjes, qoftë në Kosovë apo në një vend të Bashkimit Evropian.

Në përfundim, familjarët falënderojnë të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related