Pse nafta në Kosovë është më e lirë se në Shqipëri? Denar Biba: Barra fiskale përbën deri në 60% të çmimit dhe rëndon qytetarët

Data

Kryetari i Autoriteti i Konkurrencës, Denar Biba, ka shpjeguar arsyet pse çmimi i naftës në Shqipëri mbetet më i lartë krahasuar me vendet e rajonit, veçanërisht me Kosovën.

I ftuar në një studio televizive, Biba theksoi se ndikimi kryesor në çmimin final nuk lidhet vetëm me tregjet ndërkombëtare apo tensionet gjeopolitike, por mbi të gjitha me barrën fiskale që aplikohet në vend.

Sipas tij, taksat dhe detyrimet fiskale përbëjnë rreth 55-60% të çmimit të naftës në Shqipëri, duke e bërë atë më të shtrenjtë për konsumatorët.

Duke bërë një krahasim me Kosovën, ai solli në vëmendje një paradoks të tregut: një pjesë e konsiderueshme e karburanteve që tregtohen atje furnizohen nga Shqipëria, por çmimi përfundimtar mbetet më i ulët.

“Afërsisht 70% e karburanteve në Kosovë shkojnë nga Shqipëria. Si ka mundësi që atje është më lirë? Përgjigja është e thjeshtë: barra fiskale është më e ulët atje,” u shpreh Biba.

Ai nënvizoi se diferencat në nivelin e taksave mes vendeve të rajonit janë faktor kyç në përcaktimin e çmimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve, pavarësisht zhvillimeve në tregjet globale të energjisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related