Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimi Europian, Marta Kos, ka zhvilluar një takim në Athinë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku në fokus ishte procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Gjatë diskutimeve, Kos theksoi se në rajon po vërehet progres në reformat, duke përmendur veçanërisht Shqipërinë dhe Malin e Zi si vende që po avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit.
Megjithatë, ajo nënvizoi se një nga çështjet kyçe mbetet konfirmimi i standardeve të ndërmjetme për sundimin e ligjit, duke theksuar se Bashkimi Europian është në pritje të rezultateve konkrete në këtë drejtim.
Duke iu drejtuar palës greke dhe aktorëve të përfshirë, Kos u shpreh se BE pret sugjerime dhe bashkëpunim për të çuar përpara procesin, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave si kusht për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.
Takimi në Athinë vjen në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë, ku progresi në shtetin e së drejtës dhe reformat institucionale mbeten vendimtare për hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE.
